Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Malësinë e Madhe, 47 vjeçarja u gjet e pajetë në banesë, prej tre ditësh s’i hapte telefonin djalit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

879655d929d678c76b499a6f258cea11

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Malësinë e Madhe, ku u gjet e pajetë një grua 47-vjeçe.

Bëhet me dije se ka qenë djali i 47-vjeçares, ai që ka telefonuar policinë, pasi nëna e tij Vjoleta Gurraj nuk i hapte telefonin.

Mësohet se denoncimi është bërë mbrëmë, ndërsa sot pasdite policia ka shkuar në banesë ka thyer portën dhe ka gjetur 47-vjeçaren të pajetë.

Ajo ishte në konflikt me familjaret e ish bashkëshortit dhe vuante nga depresioni për të cilin dhe merrte kurim.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

“Në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasja V. G. 47 vjeçe.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases V. G. mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,” njofton policia.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img