Detaje të reja janë zbuluar nga megaoperacioni i djeshëm i Policisë, ku u arrestuan 28 zyrtarë, mes të cilëve edhe disa drejtuesë policie.
Burime për mediatr bëjnë me dije se operacioni i djeshë m ka zgjatur 9 orë, ndërkohë që ka vazhduar edhe sot me kontrollin që u ëhstë bërë qelive të disa prej të burgosurve “VIP”. Kontrollet janë ushtruar në IEVP Elbasan, Peqin, Korçë, nga 8 grupe të Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Gjatë kontrollit efektivët kanë gjetur 1 orë të dyshuar si telefon celular, nëj xhezve të madhe ku brenda saj ishin dy qese të dyshuara me kokainë, 2 “Playstation 3” që dyshohet se përdoreshin si mjete komunikimi.
Në një deklaratë për mediat prokurori Kreshnik Ajazi tha se policia është duke kryer hetime dhe operacioni do të vijojë më tej duke paralajmëruar se do të ketë arrestime të tjera.