Tirana
few clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
3.1kmh
20 %
Sht
34 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
38 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

DETAJE të reja nga megaoperacioni antidrogë, kush është korçari i dënuar në Greqi, drejtues i grupit kriminal (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zbulohen detaje të reja nga megaoperacioni antidrogë ‘Kufiri i Gjelbër’ i cili u finalizua pas 10 muajsh hetime.

albsig

spring

Hetimi zbuloi se drejtuesi i këtij grupi kriminal ishte një shtetas nga qyteti i Korçës, i quajtur Kledi Sadushi që njihet me nofkën “Kosta”.

‘Kosta’ kishte disa muaj që ishte liruar nga burgu në Greqi, ku ishte dënuar për trafik droge dhe ishte deportuar nga organet e drejtësisë Helene.

Gjatë qëndrimit në Korçë, Sadushi është marrë me tregti të drogës dhe trafikimit të saj në Greqi. Sadushi ishte personi që siguronte drogën në qytete të ndryshme, si Sarandë, Korçë, Fushë-Krujë,Tepelenë, ndërsa mbante kontakte të vazhdueshme me dy persona në Sarandë Adrian Xhibro futbollist i ekipit “Delvina” dhe Florenc Llanaj me detyrë zv/drejtor i spitalit të Sarandës.

Në total janë arrestuar 61 shtetas shqiptarë dhe të huaj, me akuzën për ‘trafik ndërkombëtar droge’.

Nga policia Vlorë, Fier, Gjirokastër, Elbasan, Korçë dhe Sarandë, u goditën anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img