Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje të reja nga mbytja e 45 vjeçarit në Prespë, në mjet ishin 3 persona, 2 dolën me not, viktimën e zuri varka poshtë

Shkruar nga Newsbomb
Detaje të reja nga mbytja e 45 vjeçarit në Prespë, në

Detaje të reja kanë dalë nga mbytja e 45 vjeçarit Stavri Vasilovski në liqenin e Prespës.

Viktima kishte dalë për të peshkuar mbrëmjen e djeshme së bashku me të vëllanë dhe një person tjetër, por dallgët e forta kanë bërë që varka të përmbyset.

Në momentin që varka është përmbysur vëllai i viktimës dhe personi tjetër që ishte me ata kanë arritur të dalin me not, por 45 vjeçari është mbytur pasi dyshohet se e ka zënë varka poshtë.

“Më datë 05.09.2021, në orët e para të mëngjesit, jemi njoftuar se në liqenin e Prespës, shtetasit S. V., 45 vjeç, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.

Është bërë njoftimi dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të kryer kërkimet e nevojshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

LEXO EDHE: TRAGJIKE/ Përmbyset varka në liqenin e Prespës, mbytet 45 vjeçari që kishte dalë për të peshkuar (EMRI)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll