Detaje të reja nga grabitja e argjendarisë në Shkodër, çfarë lanë autorët para se të largohen në errësirë (PROVA PËR POLICINË)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:27 03-02-2018 Detaje të reja nga grabitja e argjendarisë në Shkodër, çfarë lanë autorët para se të largohen në errësirë (PROVA PËR POLICINË)

Në orët e vona të natës së mbrëmshme në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër një argjendari ka rënë pre e grabitjes.

Autorët kanë thyer qepenen e biznesit, më pas xhamin dhe kanë grabitur ç’të mundnin, ndërsa janë larguar me shpejtësi para se të mbërrijë policia.

Në njoftimin zyrtar, policia sqaron se autorët e kanë dëmtuar qepepen me një makinë pa targa, të cilën e kanë braktisur për shkak se efektivët kanë mbërritur menjëherë pas sinjalit të grabitjes.

“Më datë 03.02.2018,  rreth orës 02 :54, eshte vjedhur me thyerje një dyqan Argjendarie, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, me pronar shtetasin E. D.

Shërbimet e policisë  kanë shkuar në kohë reale në vendngjarje, ku në afersi të objektit autoret kane braktisur automjetit që dyshohet se kane  kryer vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira e moti i keq munden  të largohen.

Mjeti Ëolksvagen, pa targa, i goditur në pjesën e përparme  dyshohet të jetë mjeti i përdorur për goditjen dhe thyerjen e qepenit të argjedarisë. Grupi hetimor në  vendngjarje ka fiksuar dhe administruar cdo provë të vlefshme në funksion të zbardhjes së ngjarjes. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, sqaron policia.

mak.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vdekja e kryeinspektorit të ISHSH-së, Mimi Kodheli i bën një dedikim prekës: U largove kaq shpejt o djalë i mbarë!
PROTESTA PER DETIN/ Myslim Pashaj REBELOHET dhe thotë: Ky është PROFESORI me fjalor të ndyrë (E PLOTE NE BRENDESI) »
Article Logic
Execution time: 0.011994123458862
array(1) { ["section"]=> string(130) "detaje-te-reja-nga-grabitja-e-argjendarise-ne-shkoder-cfare-lane-autoret-para-se-te-largohen-ne-erresire-prova-per-policine-108949" }