Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Detaje të reja nga ekzekutimi i Bledar Birçajt në Vlorë, në makinë ishte edhe një kushëri i viktimës, në polici deklaroi se…

Shkruar nga Newsbomb
Detaje të reja nga ekzekutimi i Bledar Birçajt në Vlorë,

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i 38 vjeçarit Bledar Birçajt në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se në makinë me viktimën kanë qenë dy persona dhe jo një siç u raportua ditën e djeshme.

Fillimisht u raportua se në makinë me viktimën ishte edhe një officer policie, por ditën e sotme bëhet me dije se në makinë ishte edhe një kushëri i tij rreth 20 vjeç, i cili ishte ulur mbrapa shoferit.

Fatmirësisht të riun nuk e ka kapur asnjë plumb, ndërkohë që në polici ka deklaruar se ka qenë duke luajtur një lojë në rrjetet sociale dhe nuk ka mundur të shohë asgjë.

Bledar Birçaj kishte rreth një muaj që ishte kthyer nga vendi iberik dhe dyshohet se atje mund të ketë pasur konflikt me persona të tjerë, konflikt i cili mesa duket u zgjidh me armë në mes të Vlorës.
38 vjeçari, pronar i lokalit të njohur në Lungomare i quajtur “THE BOSS”, u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetit bregdetar por fatkeqësisht nuk mundi të jetonte. Burimet bëjnë me dije se një nga pistat në të cilat po heton Policia është qëndrimi i viktimës në Spanjë, shkruan neësbomb.al.

LEXO EDHE: Pronari i “THE BOSS” që u ekzekutua në mes të Vlorës, Bledar Birçaj kishte një muaj që ishte kthyer nga SPANJA, Policia pyet pasagjerin që iku me vrap

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll