Hapësire reklamuese

Aktualitet

DETAJE TË REJA nga dhunimi prokurorit në Vlorë, autori e goditi me kokë (Sherri në zyrë)

Shkruar nga Newsbomb

Detaje të reja dalin në dritë nga dhunimi i prokurorit në Vlorë, Kledian Llaho. Mësohet se ky i fundit është goditur me kokë nga një qytetar vlonjat i identifikuar si Viktor Sherifaj.

Llaho e kishte thirrur në zyrë Sherifajn për ta njohur me vendimin e pushimit të kallëzimit penal që ky i fundit kishte bërë disa muaj më parë.

Sakaq, çështja kishte të bënte për një pronë që Sherifaj pretendonte se ishte përfituar me dokumenta false dhe kishte marrë po ashtu edhe kompensim nga shteti. Prokurori Llaho ka ndjekur çështjen dhe pas shumë hetimesh rezultoi se kjo nuk kishte të bënte me vepër penale.

Me këtë vendim nuk ka qenë dakord Sherifaj i cili ka filluar të bërtasë në zyrën e prokurorit duke e goditur atë më pas me kokë, pasi prokurori i kishte thënë se do të njoftonte policinë. Llaho u lëndua në hundë. Ndërsa menjëherë në vendgjarja ka ardhur policia e cila bëri të mundur arrestimin e Viktor Sherifajt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu