Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje të reja nga ATENTATI në Vlorë, autorët qëlluan nga makina në mes të Lungomares, i plagosuri ka marrë 1 plumb

Shkruar nga Newsbomb
Nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja nga atentati te kompleksi ‘Oslo’, në Lungomaren e Vlorës.

Autorët kanë qenë në një automjet në lëvizje dhe kanë qëlluar, pikërisht në rrugën që shikoni në këto foto të newsbomb.al.

Pavarësisht disa të shtënave, i plagosuri ka marrë vetëm një plumb në këmbë dhe burimet nga spitali i Vlorës bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autorët kanë djegur makinën në fshatin Babicë, për të fshehur gjurmët.

Identiteti i të plagosurit nuk bëhet ende me dije.

Pritet informacion zyrtar nga policia edhe lidhur me shkaqet e këtij atentati që ka tronditur këtë paradite  qytetarët  e Vlorës.

59841124_2038833576246476_6101489046742106112_n.jpg

60007858_418382382284646_3808792743442907136_n.jpg

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu