Hapësire reklamuese

Aktualitet

DETAJE të reja nga atentati në ish-bllok, i plagosur edhe një person i tretë

Shkruar nga Newsbomb

Detaje të tjera kanë dalë nga atentati i mbrëmshëm në zonën e ish-bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha ndërsa Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, mbetën të plagosur. 

Ndërkohë mësohet se nga përplasja e mbrëmshme me armë ka mbetur i plagosur edhe një person i tretë, identiteti i të cilit nuk dihet, ndërsa ndodhet në një spital privat për të marrë mjekime.

Dy të plagosurit e tjerë Ervis Martinaj dhe Eljon Hato prej mbrëmjes së djeshme ndodhen te Spitali i Traumës, i cili mbahet i blinduar nga FNSH dhe Forcat RENEA.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu