Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Detaje të reja nga arratisja e Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit,zbulohen dëshmitë e të dënuarëve të tjerë: Një ditë para dëgjuam një dron...

Shkruar nga Newsbomb
Detaje të reja nga arratisja e Arbër Çekajt dhe Fatmir

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga tentativa e arratisjes nga burgi 313 të Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjerit.

Burime për mediat bëjnë me dije se disa të paraburgosur kanë daklaruar se një ditë para se të ndodhte ngjarja kanë dëgjuar zhurmën e një droni mbi burg.

Ky informacion është duke u verifikuar nga Prokuroria e Tiranës, e cila ende nuk ka asnjë përfundim të saktë, nëse kjo deklaratë e tyre është e vërtetë apo jo.

Më 8 gusht Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjeri gjatë orarit të ajrimit tentuan që të arratisen nga burgu 313, plan i cili nuk funksioni pasi u kapën nga forcat e policisë.

Ndërkohë në total për ngjarjen përveç 8 policëve dhe 6 të paraburgosur. Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë arrest me burg për të tre personat e përfshirë në arratisjen e së dielës nga burgu 313.

Arbër Çekaj tha se plani i arratisjes nuk ka qenë i tij, dhe ai kishte ndjekur në mënyrë instiktive veprimet e Fatmir Pjetrit.

Ky i fundit e mori përsipër autorësinë e arratisjes, ndërsa Lulzim Çepeke që dyshohet se preu damarët për të tërhequr vëmendjen e gardianëve ka thënë se nuk ka pasur lidhje me dy të arratisurit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese