Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje të reja nga aksioni në “Don Bosko”, tentoi të çante Post-bllokun, si u plagos nga policia Blendi Peca

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Tiranës ka dhënë ditën e sotme detaje të reja mbi operacioni antidrogë “ Përpjekja e dështuar”, në lagjen “Don Bosko” në Tiranës.

Sipas informacioneve në pranga kanë rënë Blendi Peca 27 vjeç, Ardit Murati dhe Shehat Murati.

Gjatë operacionit këtyre personave u është sekuestruar 453.2 gram heroinë, 12,010 mijë euro, 18.000 mijë lekë të reja, mjeti “Citroen”, me të cilin udhëtonin të arrestuarit dhe një peshore e cila dyshohet se përdorej për peshimin e heroinës.

Ngjarja:

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Tiranës ka ndërmarrë aksioni antidrogë të quajtur “ Përpjekje e dështuar". Sapo policia ka parë automjetin tip “Citroen”, i ka kërkuar drejtuesit të ndalojë makinën për një kontroll.  Ky i fundit nuk i është bindur urdhrit dhe ka vazhduar rrugën, duke bërë manovra të rrezikshme. Fillimisht Policia ka qëlluar në ajër, por përsëri drejtuesi nuk i është bindur urdhrit. Më pas janë qëlluar gomat e automjetit dhe një nga plumbat ka plagosur lehtë Bledi Pecën, i ndodhur në spital jashtë rrezikut për jetën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.