Foto ilustruese
Dalin detaje nga aksidenti që ndodhi te Mali i Robit, ku humbën jetën 2 persona dhe një fëmijë mbeti i plagosur. Mësohet se viktimat janë vjehrri dhe nusja, të cilët ishin duke pritur në stacion për autobus në momentin kur një mjet tip “Toyta” i përplasi ata.
Policia bën me dije se të dy viktimat janë XH.F 69 vjec dhe E.F 34 vjec. Ndërsa fëmija 8 vjeç, i cili mbeti i plagosur është dërguar për në spitalin e Durrësit.
Sakaq, është shoqëruar në polici shoferja e mjetit, 30-vjeçarja I.P,. Dyshohet se kjo e fundit humbi kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë së madhe. Policia po vijon hetimet.