Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
4.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Detaje të reja mbi dosjen “Kokaina”, Hyseni me 5 laboratorë të tjerë

Lajme të ngjashëm

Zbulimi i laboratorit të kokainës në fshatin Xibrakë të Elbasanit, i ka dhënë jetë një “gjuetie shtrigash” nga ana e policisë për të zbuluar pjesën tjetër të grupit të narkotrafikut, ndoshta më i rrezikshmi  që është zbuluar deri më sot.

Pas ndalimit të disa personave mes të cilëve dhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, po kërkohen dhe persona të tjerë kyç, si Genci Xhixha. Ndërkohë Ilir Hyseni mbetet kërkuar në Kanada, sipas News 24 kishte një aktivitet të gjerë dhe në veri të kontinentit amerikan. Në Kanada, Hyseni vepronte nën emrin Bali Meta, dhe përveç dokumenteve të tij falsifikonte shumë pasaporta dhe karta identiteti.

Në këtë shtet, Ilir Hyseni kishte 5 laboratorë dhe ka qenë pranë arrestimit në vitin 2009. Asokohe një superaksion policor nuk e ndaloi dot të kërkuarin shqiptar. Në faqen zyrtare të Interpol, 47 vjeçari përshkruhet si njeri i rrezikshëm dhe me lidhje me shumë banda.

Për arrestimin e Ilir Hysenit, u njoftua dhe policia kanadeze e cila e ka shpallur në kërkim me emrin Bali Meta. 


Më shumë