Hapësire reklamuese

Showbiz

Detaje të reja/ Çdo javë një opinionist ndryshe në Big Brother 9, rikthehet ish-banorja

Shkruar nga Newsbomb

Ende nuk është njoftuar për një datë zyrtare për nisjen e edicionit të ri të “Big Brother” në “Top Channel”, që pritet të fillojë në muajin mars.

Edhe për shkak të shkëputjes, sivjet kurioziteti është i madh. Javë pas jave janë zbuluar detaje që do të shohim në këtë edicion të ri, si në lojën brenda shtëpisë së famshme, ashtu edhe në studion e madhe nga e cila drejton Arbana Osmani. Sipas një lajmi të gazetës “Paloma”, sa i takon pozicionit të opinionistit, një rol kyç në spektakël, ka ndryshime. Mësohet se nuk do të jetë një emër i vetëm, por zëri që do të japë opinionin nga jashtë për lojën dhe personazhet, do të ndryshojë gjatë javëve. Një prej emrave që përfliten për t’u ulur në poltronë, është ai i Najada Konomit, një nga vajzat më të njohura që kanë marrë pjesë në këtë “reality”. Noçja, siç e njohin të gjithë, ishte finaliste në edicionin e parë të “Big Brother”. Ajo punon prej vitesh në projekte që kanë të bëjnë me kulturën dhe pikturën./ revistawho

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.