Detaje të reja kanë dalë nga atentati ndaj Dedë Pllanajt një natë më parë në Shkodër, i cili u qëllua nga persona të panjohur teksa ishte duke punuar si roje në një karburant.
Burime bëjnë me dije se 60 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, por është transportuar drejt Spitalit të Traumës për shkak të plagëve që ka marrë nga plumbat. Mësohet se ai ka marrë tre plumba në krahë, një plumb në brinjë, pjesën e legenit dhe në këmbë.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së karburantit ku ndodhi plagosja dhe po punon për identifikimin e autorëve. Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të aksit Shkodër-Koplik edhe pse mbetet e vështirë për ta gjurmuar për shkak të errësirës.