Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Detaje të reja, 32-vjeçari bleu benzinë dhe i vuri flakën mjetit duke qëndruar e vetë brenda, familjarët: Prej 20 ditësh vuante nga depresioni

Shkruar nga Newsbomb
Detaje të reja, 32-vjeçari bleu benzinë dhe i vuri flakën

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua në Karrabë të Elbasanit, ku një 32-vjeçar i dha fund jetës në mënyrë tragjike.

Bëhet me dije se Armand Mici 32 vjeç i dha fund jetës duke u vetëdjegur në makinën e tij. Kanë qenë kalimtarët ata që kanë njoftuar policinë për një makinë që po  digjej, ku më pas autoritetet kanë zbuluar se brenda mjetit kishte dhe një trup.

Nga kamerat e sigurisë rezulton se 32-vjeçari pak para ngjarjes kishte marrë 13 litra benzinë duke thënë se makina e tij nuk kishte karburant, ku më pas i ka vënë flakën mjetit duke qëndruar dhe vetë brenda.

Familjarët e viktimës kanë treguar se prej 20 ditësh i riu kishte shfaqur shenja depresioni dhe ishte mbyllur në vetvete.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll