Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
29 %
5.7kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
2 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

DETAJE / Takimi për financimin e partive nga Rusia, ambasadores Kim dhe Celibashit i bashkohet Gjiknuri, Kryemadhi e Tabaku

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi dhe krerët e disa forcave politike në vend.

Mësohet se takimi i Kim është zhvilluar në kuadër të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit që zbuloi se dhjetra parti në mbarë botën, ndër to edhe PD e Shqipërisë, janë financuar nga Rusia.

Në takim janë të pranishëm sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, deputetja e PD, Jorida Tabaku, deputetja e Partisë së Lirisë, ish-LSI, Monika Kryemadhi si dhe përfaqësuesi i PR, Aian Madhi.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane.

Burimi nuk dha hollësi të mëtejshme për rastin e Shqipërisë. Por viti 2017, emri i Partisë Demokratike dhe shifra e përmendur prej 500 mijë dollarësh përkojnë me hetimet që janë hapur në Shqipëri në atë kohë ndaj PD-së bazuar në deklarimet që firma lobuese amerikane “Muzin Capitol Partners” ka raportuar se ka marrë nga PD-ja.

Më shumë


spot_img









spot_img