Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
2.6kmh
90 %
Sht
11 °
Die
12 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

DETAJE – Sulmi me kallashnikov në hotelin ‘Voloreka’ në Pogradec, u qëllua 82 herë drejt dhomës ku po flinte djali i pronarit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

17fa6170f52e792085c614cd0c03f8f8

Zbardhen detaje të reja në lidhje me sulmin me armë zjarri drejt hotel ‘Voloreka’ në Pogradec.

Policia dhe prokuroria e Pogradecit, ka arritur të zbardhi me shpejtësi këtë ngjarje të rëndë që tronditi pushuesit në Pogradec, kjo pasi ngjarja ishte pasuar nga një konflikt zinxhir mes anëtarëve të grupit të Ilir Berberit dhe Mariglen Topozit si dhe babë e bir Jetmir e Johan Muçllarit, pronarë të hotel “Voloreka”, raporton gazetari Elton Qyno. 

mariglen.jpg

Mariglen Topuzi

Mësohet se dy autorët qëlluan plot 82 plumba drejt hotelit dhe disa makinave që ishin parkuar aty pranë, por shënjestër ka qenë dhoma ku po flinte djali i pronarit të hotelit.

Gjatë shkarkimit të 3 karikatorëve, djali i pronarit Johan Muçollari ishte duke fjetur në një nga dhomat e hotelit. Kujtojmë që dy vite më parë Johan Muçollarit i kanë djegur makinën BMW X6 në Pogradec.

Ngjarja e sipërpërmenduar ka ndodhur më 8 gusht të këtij viti, ky dy persona qëlluan shumë plumba drejt hotel “Voloreka” në tushemisht të Pogradecit. Policia arriti të sekuestrojë 82 gëzhoja.

Nga të shtënat nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale, pasi u dëmtuan 8 makina të parkuara në parkingun e hotelit, përfshirë makinën e Jetmir dhe Johan Muçollarit.

Për ngjarjen në fjalë u arrestua Mariglen Topuzi, dhe në gjyqin e tij ka qenë dhe Jetmir Muçollari, pronari i hotelit. Topuzi ka thënë se ka bërë burg për djegien e makinës së Johan Muçollarit dhe qëkur ka dalë nga burgu i ka qendruar larg atij. Mirëpo Jetmir Muçollari thotë se është shantazhuar që të mos dëshmojë në gjyqin e Topuzit.

Mes personave të arrestuar janë Ilir Berberi ose “Liri i Rushkës”, Meard Berberi ose “Koro”, Anterio Kaloshi, ky i fundit mik i Orgest Bilbilit dhe konsiderohet si personi që kishte strehuar Bilbilin në një shtëpi me qira në Tiranë, në zonën e Xhamllikut, ngjarje për të cilën ai ishte shpallur në kërkim me një vendim të gjykatës së Tiranës.

Ilir Berberi hiqej si polic, duke mbajtur me vete një mjet identifikuar nga uniformat blu, e ndërsa Meard si avokat. Dy dokumentet e falsifikuara u gjetën nga policia, në mesin e arsenalit të armëve që ishin të fshehura në garazhin e Ervin Kalajës, ku fshihej prej Meard Berberi.

Momenti i arrestimit të Meard Berberit

Sipas relacionit të policisë siguruar nga Elton Qyno, personi që afrohet vërehet të ketë në dorë një armë zjarri, me të cilën qëllon disa herë në drejtim të këtyre mjeteve dhe më pas duke u larguar qëllon edhe në drejtim të automjeteve të tjera, që janë në këtë parkim.

Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe janë sekuestruar plot 82 gëzhoja si në parkimin dhe në pjesën e përparme të hotelit. Gjithashtu nga kontrolli i vendngjarjes, vërehen 7 automjete të dëmtuara si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Dy nga këto mjete janë të babë e bir, Jetmir dhe Johan Muçllari. Duke ju referuar gjithmonë këtij relacioni, thuhet se:“…Jetmir Muçllari dhe djali i tij Johani, kanë patur edhe më parë konflikte me Meardi Berberi, Bledar Berberi, Mariglen Topuzi dhe lidhje të tyre si Brian Syzo, Altedi Jolldashi e persona të tjerë…”.

Ndërsa më datën 1 gusht 2020 po në hotel “Voloreka” janë afruar 2 persona me motor, të cilët kanë tentuar për të qëlluar me armë zjarri dhe nga kqyrja e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar 3 fishekë me kapsollë të goditur.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img