Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DETAJE: Si e drejtonte trafikun e KOKAINËS nga Zvicra në Gjermani punonjësi i ZJARRFIKËSES, 3,500 euro për një rrugë

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE: Si e drejtonte trafikun e KOKAINËS nga Zvicra në Gjermani

Detaje të reja nga goditja e grupit të trafikut të kokainës mes Gjermanisë dhe Zvicrës, që drejtohej kryesisht nga shqiptarë.

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet, duke çuar në pranga 8 persona, ndër ta edhe Ndriçim Harka, i konsideruar si koka e grupit kriminal.

Harka punonte si zjarrfikës në Shqipëri, dhe sipas Prokurorisë merrej edhe me rekrutimin e personave që do të kryenin transportin e kokainës.

Hetimet për këtë grup kanë nisur nga autoritetet zvicerane në vitin 2015, por një letërporosi e dërguar, ka bërë që të nisin hetimet edhe në Tiranë.

Tre kilogram kokainë janë sekuestruar në disa raste, ndërsa prokuroria thotë se për transportin e lëndës narkotike paguheshin deri në 3,500 euro.

Në dosje është edhe dëshmia e një shtetasi gjerman, Michael Schmiedel, i cili thotë se për llogari të shqiptarëve ka transportuar 7 herë kokainë dhe është paguar me 1 mijë euro për rrugë.

LEXO EDHE: 11 URDHËR ARRESTE në Tiranë/ Goditet rrjeti i trafikut të KOKAINËS nga Zvicra, i përfshirë dhe ZYRTARI I SHTETIT shqiptar(DETAJE)

Ndriçim Harka

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll