Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

DETAJE/ Nipi rëndë në spital, zbardhet dëshmia e dajës që e plagosi: Më ngacmonte gruan!

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku Zyhdi Shpejtimi qëlloi me thikë nipin e tij Bledar Trashani. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Shkodrës në sallën e reanimacionit. Sipas mjekëve 44-vjeçari nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.

Trashani ka marrë një plagë të rënda në bark, duke i dëmtuar disa organe dhe duke e detyruar t’i nënshtrohet një operacioni të vështirë.

Ndërsa 78-vjeçari, daja i të plagosurit, mësohet se në momentin kur ka qëlluar me thikë nipin e tij ka qenë në gjendje të dehur.  Ai u arrestua menjëherë  nga blutë  e Shkodrës. Pas arrestimit Shpejti i ka  deklaruar se ka qëlluar nipin e tij pasi ka menduar se i ka ngacmuar nusen.

Nipi e ka sqaruar se ky pretendim është absurd, por daja nuk është bindur dhe në gjendje të dehur ka marrë një thikë në shtëpinë e tij dhe ka plagosur rëndë 44-vjeçarin Trashani. Zyhdi Shpejtimi akzuohet për “vrasja e mbetur në tentativë”.

Më shumë