Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

DETAJE nga vrasja në Lushnje, autorët përdorën makinën që iu grabit çiftit në Tiranë

spot_img

Lajme të ngjashëm

be8a1826643e6c8be59d86a6e16490e4

Makina e djegur që u gjet sot në Lushnje e cila dyshohet se u përdor nga autorët e vrasjes së Besmir Hidës, ishte e grabitur.

Mësohet se makina është ajo që iu grabit një çifti pak ditë më parë në hyrje të Tiranës, pranë “Casa Italias’.

Më herët për këtë ngjarje u raportua se dy persona nën kërcënimin e armës grabitën makinë tip’ Fiat’ të çiftit, që u tha se në ato momente ishin në raporte intime me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, pas hetimeve të sotme është konstatuar e makina e djegur në Lushnje është ajo që u grabit në Tiranë. Ndërkaq, nuk dihen lidhjet që mund të kenë autorët e dy ngjarjeve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Lushnje. Dy persona të maskuar qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt 35-vjeçarit Besmir Hida, i cili po pinte kafen e mëngjesit.

Hida, i cili ishte edhe biznesmen i njohur në zonë gjeti vdekjen e menjëhershe. Ndërkaq ai i kishte shpëtuar edhe një tjetër atentati, ku i kishin vendosur eksploziv në makinë.

Po ashtu Hida është daja i Zamir Latifit, i cili u ekzekutua rreth dy vite më parë në qendër të Lushnjes.

Më shumë

spot_img