Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
14 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Detaje nga vrasja e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë/ Viktima shok i ngushtë me Nuredin Dumanin, i kërkuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Shkozet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c307d3ccbc5c2fd6c320d18e729f5691

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi më 15 shtator në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, ku mbeti i vrarë në makinën e tij 33-vjeçari Klevis Kapllani.

Burime policore bëjnë me dije se viktima ishte shok me Nuredin Dumanin, i cili është shpallur në kërkim për ngjarjen e Shkozetit, ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia nga Puka.

Viktima Kapllani dhe Dumani janë nga i njejti fshat dhe më herët shoqëroheshin së bashku. Kapllani ka qenë i dënuar më para në Itali si shpërndarës droge, bashkë me të vëllain.

Si ndodhi ngjarja

Autorët, që mendohet se kanë qenë dy, i kanë zënë pritë 33 vjeçarit në momentin që ai po kthehej në shtëpi, pak para mesnatës, dhe e kanë qëlluar me breshëri plumbash në mes të rrugës, krah një are me misër. Sipas grupit të hetimit, Klevis Kapllani i ka parë atentatorët dhe ka ndaluar makinën pasi në momentin kur ata kanë shkuar në vendngjarje, ajo i ka pasur frenat e dorës të ngritura.

Lexo edhe: U gjet i vdekur brenda makinës në Rrogozhinë, del FOTO: Ja kush është 33 vjeçari i dënuar për drogë në Itali (EMRI)

Lexo edhe: Zbardhet dinamika e vrasjes së Klevis Kapllanit: Autorët e qëlluan me 14 plumba në rrugën e shtëpisë, njërit i ra pistoleta në kanal (DETAJE)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img