Ekziston një shtëpi e dytë, përveç asaj në via del Pantano, e cila mund të ketë të bëjë me zhdukjen e bashkëshortëve Pasho, kufomat e të cilëve u gjetën të copëtuara në katër valixhe në Itali.
Në apartamentin ‘fantazmë’ në Novoli, çifti shqiptar mund të ketë jetuar gjatë qëndrimit të tyre në Itali. Me pak fjalë, Shpëtimi dhe Teuta mund të kenë qëndruar tashmë atje që nga mbërritja e tyre, në vend që të hynin në via del Pantano, në apartamentin e Elonës, ish-partneres së djalit të tyre Taulant.
Madje vajza e tij Vittoria Pasho, në një intervistë për mediat la të kuptohej se kishte një shtëpi tjetër, për të cilën ajo megjithatë nuk mund të jepte informacion. Banesa në Novoli, nëse konfirmohet, do të luante një rol vendimtar, pasi mund të ishte gjithashtu skena e krimit dhe madje edhe vendi ku ishin fshehur kufomat për tre vjet, përpara se të copëtoheshin dhe të përfundonin në 4 valixhe.
Vajza e tyre Vittoria Pasho ka deklaruar se Shpëtimi dhe Teuta, kishin shkuar në Castelfiorentino në fund të tetorit për të qenë me të dhe motrën e saj Dorina. Të Shtunën, më 31 Tetor ata kalojnë kohë së bashku, në mëngjes bëjnë një shëtitje rreth sheshit të qytetit. Të nesërmen çifti u largua, ata morën një tren për të arritur në Firence.
“Ne nuk e dimë nëse ata duhej të shkonin në apartamentin ku jetonin, apo te partneri i vëllait tim”,- thotë Vittoria. Ajo deklaron gjithashtu në 1 nëntor pasdite prindërit kishin pasur një grindje të ashpër mes tyre. Shpëtimi madje i kishte prishur telefonin celular Teutës. Shkaqet e grindjes nuk dihen. Më vonë ata do të takoheshin me Elonën, thotë Vittoria, por ajo nuk mund të specifikojë se në cilën pjesë të qytetit.
Megjithatë, më 2 nëntor, vetëm e dashura e tij do ta mirëpresë Taulantin. Bashkëshortët nuk paraqiten. Nga 2 nëntori vajzat humbin çdo kontakt. Tri ditë më vonë ata marrin një telefonatë nga një numër anonim: është një zë femre, me sa duket nga nëna e tyre, e cila thotë: “Ne do të largohemi, nuk do të përgjigjemi më”. Vittoria pyet se ku janë drejtuar por linja bie. Vajzat fillojnë të kenë frikë nga më e keqja.
Një ndër pistat e tjera ku po hetohet është edhe zhdukja e 40 mijë euro që Shpëtim Pasho i kishte marrë pas një aksidenti automobilistik në Shqipëri.