Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje nga vdekja e 36 vjeçares në Durrës: Shkoi 3 herë por mjekët s'i dhanë rëndësi, vdiq brenda dy orëve pasi... (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 36 vjeçares në Durrës, ngjarje për të cilën po procedohen penalisht 2 mjekë, në qendrën shëndetësore në Shijak dhe në Urgjencën mjekësore në Durrës, të cilët dyshohet se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur.

Nga ana e seksionit të hetimit të krimeve të komisariatit të policisë Shijak, me iniciativën e tyre, kanë filluar hetimet lidhur me vdekjen e Margarita Keci 36 vjeç, ku nga tërësia e hetimeve ka rezultuar se dy mjekët nuk kanë kryer terapinë e duhur ndaj pacientes.

36-vjeçarja ka shkuar tre herë tek qendra shëndetësore në Shijak, thotë Abcneës. Sipas familjarëve, mjekët e kësaj qendre shëndetësore nuk i kanë dhënë shumë rëndësi. Kësisoj ajo është detyruar të shkojë në spitalin e Durrësit ku dhe është përkeqësuar gjendja e saj shëndetësore.

Në Durrës, e reja i është nënshtruar skanerit dhe ka ndjekur disa vizita por fatkeqësisht ka humbur jetën brenda dy orësh.

36 vjeçarja ka ndërruar jetë pa kuptuar se nga çfarë vuante. Lidhur me akuzën për dy mjekët pritet akti i ekspertimit mjeko ligjor.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll