Hapësire reklamuese

Aktualitet

DETAJE nga sulmi: Një person eci më këmbë drejt TCH dhe njoftoi atentatorët, dy prej tyre hapën zjarr...

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE nga sulmi: Një person eci më këmbë drejt TCH dhe

Detaje të reja kanë në dritë në lidhje me sulmin me armë drejt Top Channel, ku mbeti i vrarë punonjësi i sigurisë, Pal Kola.  Dyshohet se kanë qenë pesë persona që janë përfshir në ngjarjen e rëndë ndaj medies kombëtate.

Sipas "News24" itinerari i lëvizjes së Range Rover, mjeti që u përdor nga atentatorët, kishte ardhur drejt godinës së këtij televizioni nga rruga e Mëzezit, ndërsa thuhet se ka marrë sinjalizim nga një person që mendohet se ka ecur në këmbë pak para ngjarjes rreth godinës.

Mesa duket ky i fundit  ka studiuar terrenin dhe pasi ka parë që rreth orës 12:30 kanë dalë shumë punonjës të televizionit që kanë mbaruar turnin, ka sinjalizuar autorët.

Më pas ai është larguar me mjetin e tij që e kishte parkuar pranë vendngjarjes.Ndërsa në automjetin që kreu sulmin udhëtonin 3 persona, ku 2 prej tyre hapën zjarr në drejtim të godinës së Top Channel dhe më pas u larguan drejt autostradës Tiranë-Durrës ku dogjën mjetin në Golem, Pasi dogjën mjetin, autorët mendohet se kanë udhëtuar drejt Vlorës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu