Hapësire reklamuese

Aktualitet

DETAJE nga skema e mashtrimi me TVSH, i arrestuar edhe biznesmeni që po ndërton rrugën e Arbrit (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Foto nga Rruga e Arbrit

Të tjera detaje zbardhen nga arrestimi i biznesmenëve në Tiranë, të akuzuar për mashtrim me skemën e TVSH-së.

Mes të arrestuarve ishte edhe biznesmeni Paqsor Buzi. Mësohet se ky i fundit zotëron kompaninë G. P. G. COMPANY, e cila ka aktivitet në fushën e ndërtimit.

Në QKR thuhet se kjo kompani ka aktivitet në, “punime të ndërtimit për objekte civile, industriale, turistike etj. Punime restaurimi, prodhim e tregtim materiale ndërtimi, makineri e pajisje, imp-eks. Gërmime dheu, punime murature e beton arme, prodhim materiale inerte, materiale me bazë bitumi”.

Ndërkohë, në faqen zyrtare të biznesit shkruhet se kompnaia ka ndërtuar disa rrugë dhe verpa të tjerë në disa qytete të vendit, si rruga Arbrit, By Pass-in e Vlorës, Berat- Lushnje etj.

uauuaaaa.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.