Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

DETAJE nga sherri me armë një Bulqizë: I plagosuri vëllai i kryebashkiakut (EMRI-FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e ndodhur në Bulqizë, ku pas një konflikti u plagos me armë zjarri një 41-vjeçar.

Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa policia njoftoi se mbeti i plagosur Vangjel Alla, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, në media është raportuar se i plagosuri është vëllai i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Nga ana tjetër policia ka shpallur në kërkim autorin, I.D, 31 vjeç, banues në Bulqizë (person me precedent  kriminal).

Njoftimi i plotë nga policia:

Zbardhet ngjarja e ndodhur gjatë natës ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas

Identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia, 31 vjeçari me precedent kriminal, autori kryesor i ngjarjes, si dhe bashkëpunëtori i tij.

Rreth orës 02.40 në ambjentet e një lokali në qytetin e Bulqizës, gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi V.A,  41 vjeç,  banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspert të Policisë ka rezultuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi I.D, 31 vjeç, banues në Bulqizë (person me precedent  kriminal), i cili është larguar nga vendngjarja së bashku me shtetasin D.S. 24 vjeç.

Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në  DVP Dibër,  po krehin   zonën për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Vijon puna nga grupi hetimor, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Më shumë

spot_img