Hapësire reklamuese

Aktualitet

DETAJE nga sekuestrimi i 26 mijë dollarëve në Rinas, si i fshehën mes rrobave siriani dhe turku

Shkruar nga Newsbomb

Policia jep detaje nga sekuestrimi i 26.3 mijë dollarëve në Rinas, ndërsa po tentohej të nxirreshin nga Shqipëri për në Stamboll, nga dy të huaj, një sirian dhe një turk.

Strukturat e Antitrafikut të Doganës në bashkëpunim me Policinë, sekuestruan mbrëmë sasinë e dollarëve, të cilat ishin të padeklaruara. Policia bën me dije se këto para u tentuan të nxirreshin jashtë vendin në mënyrë ilegale, nga dy persona me inicialet F.E me kombësi siriane dhe një turk, me inicialet O.A.

"Kjo shumë parash po tentohej të nxirrej jashtë vendit fshehura, ku dy shtetasit të huaj i kishin futur paratë në mesin e rrobave në valixhe, por pas kontrollit u zbulua shuma e konsiderueshme, e padeklaruar.

Këto struktura gjatë përpunimit të linjës ajrore Tiranë - Stamboll, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë këta shtetas, ku ju gjetën 26.300 dollarë. Personat dhe provat materiale (dollarët) ju kaluan për veprime procedurale Seksionit të ZMPKM", thuhet në njoftimin zyrtar. 

Njoftimi i plotë i policisë: 

Policia Kufitare e Rinasit arreston një shtetas për tentativë të kalimit të kufirit me dokumenta të falsifikuara.

Gjithashtu në bashkëpunim me Sektorin e Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave u evidentuan dhe u proceduan penalisht edhe dy shtetas të huaj për "Mosdeklarimi në kufii të hollave dhe i sendeve me vlerë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dh goditjen e paligjshmërisë, gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasëve në dalje nga Republika e Shqipërisë, në kuadër edhe të aplikimit të masave shtesë për parandalimin azilkërkimit kanë bërë arrestimin në flagrancë të shetastit: S.H., 26 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrollit fizik policia i gjeti dhe i sekuestroi dy karta identiteti rumune, të cilat dyshohen të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave".

Gjithashtu po në vijim të kontrolleve nga shërbimet e policisë kufitare në bashkëpunim me Sektorin e Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në dalje nga Republika e Shqipërisë u evidentuan dy shtetas të huaj të cilët nuk kishin deklaruar shumën e të hollave në kufi.

Në përfundim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi turk O.A., 24 vjeç, pasi në PKK Rinas, në dalje, gjatë kontrollit fizik, ju gjetën 14.000 dollarë, të padeklaruara. Si dhe shtetasi sirian F.E., 46 vjeç, pasi në PKK Rinas, në dalje, gjatë kontrollit fizik, ju gjetën 12 300 dollarë, të padeklaruara.

Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me autoritetet doganore do vijojnë kontrollet e shtuara me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu