Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
40 %
1.5kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
31 °
Die
31 °
Hën
32 °
Mar
30 °
E premte, 19 Gusht, 2022
spot_img

Detaje nga protesta e 7 korrikut, zbulohet lëvizja e fundit në selinë blu

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike ka bërë lëvizjen e radhës pak ditë nga protesta e thirrur nga Sali Berisha më 7 korrik në orën 19:00 në Tiranë.

Përmes një njoftimi  zyrtar PD ka bërë me dije se do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët.

albsig

Sipas tyre qytetarët do të kenë mundësinë që të shprehin shqetësimet e tyre drejtpërdrejtë dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politike.

Gjithashtu përmes këtij njoftimi PD fton të gjithë qytetarët që duan të ngrenë zërin, të bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më pas në 7 korrik të dalin të gjithë të bashkuar në shesh.

Kujtojmë se ditën e djeshme PD zbuloi dhe sloganin e protestës i cili është: Shqipëria në rrezik, mos thuaj ç’më duhet mua.

Njoftimi i plote:

Partia Demokratike me idenë e hapjes ndaj shoqërisë, dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët.

Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet  e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.

Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img