Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje nga plagosja e Agim Hidës, autori zbriti nga motori dhe e qëlloi

Shkruar nga Newsbomb
Detaje nga plagosja e Agim Hidës, autori zbriti nga motori dhe e

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bathore, të Kamzës, ku 46-vjeçari Agim Hida u plagos nga dy persona të cilët ishin me motor.

Burime për mediat bëjnë me dije se në momentin e ngjarjes Agim Hida ka qenë duke pirë kafe në lokalin ku dhe ndodhi ngjarja. Mësohet se dy autorët të cilët qarkullonin me motor ndaluan pranë 46-vjeçarit dhe njëri prej tyre iu afrua dhe e qëlloi me dy plumba në këmbë. Autorët dyshohet se e njihnin Agim Hidën dhe e kanë pasur objektivin e qartë pasi dinin edhe lëvizjet e tij, por edhe lokalin ku 46-vjeçari e frekuentonte shpesh.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë deri më tani mbetet i paqartë shkaku se pse këta persona plagosën Agim Hidën. Një tjetër detaj i rëndësishëm që është mësuar nga mediat është fakti se vëllai i 46-vjeçarit, Flamur Hida, anëtari i bandës së Yzberishtit, është akuzuar për vrasjen e italianit Stefano Rossi vite më parë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:15, në afërsi të kryqëzimit të Bathores. Dy persona të cilët qarkullonin me motor qëlluan në drejtim të Agim Hidës, duke e lënë të plagosur dhe u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Aktualisht Hida ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë pritet që të japë dëshminë e tij për të zbardhur dinamikën e kësaj ngjarje.

LEXO EDHE: Të shtëna me armë në Tiranë, dy atentatorët me motor plagosin Agim Hidën

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese