Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
0kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Detaje nga operacioni në Ksamil, arrestohet pronari i ndërtesës dhe inspektori i IKMT-së së Tiranës që i mori 5 mijë euro, iu gjetën doza kanabisi me vete (EMRA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

6a23192b12746143ca5d7579e5137a3a

Dalin detaje të reja nga operacioni i ditës së djeshme në Ksamil ku janë shoqëruar 7 persona, mes të cilëve 5 janë punonjës të Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për lejim të ndërtimit të paligjshëm.

Në pranga kanë rënë 2 persona, inspektori i IKMT-së së Tiranës Altin Bogdani dhe Vasillaq Vito i cili po ndërtonte një magazinë pa lejen përkatëse. 

Bogdani dyshohet se ka marrë ryshfet një sasi prej 5000 eurosh dhe 350.000 lekësh nga pronari i magazinës me qëllim për të mos i prishur këtij të fundit një pjesë të një objekti në Ksamil, e cila rezultonte pa lejen e organeve kompetente.

Inspektorit të IKMT-së së Tiranës  gjatë arrestimit i janë gjetur edhe doza kanabisi me vete.

Detaje nga policia:  Vijon kontrolli i territorit për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje, informalitetit dhe evazionit fiskal.

Mori ryshfet për të mos prishur ndërtimin pa leje, vihet në pranga inspektori i IKMT-së.

Arrestohet edhe pronari i objektit, i cili ofroi paratë.

Sekuestrohen shuma të konsiderueshme parash.

Gjithashtu është arrestuar edhe një shtetas tjetër që u kap duke ndërtuar një magazinë pa lejen përkatëse.

Strukturat e Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrollit të territorit kundër informalitetit, evazionit fiskal dhe ndërtimeve pa leje, kanë zbuluar një skemë përfitimi abuziv mbi një ndërtim pa leje në Ksamil, Sarandë.

Konkretisht, shtetasi A. B., me detyrë inspektor i verifikimeve në terren në Drejtorinë e Përgjithshme të IKMT-së Tiranë, dyshohet se ka marrë ryshfet një sasi prej 5000 eurosh dhe 350.000 lekësh nga shtetasi V. V., me qëllim për të mos i prishur këtij të fundit një pjesë të një objekti në Ksamil, e cila rezultonte pa lejen e organeve kompetente.

Menjëherë në përfundim të veprime, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Tiranë (inspektori) dhe V. V., 42 vjeç, banues në Sarandë (pronari i objektit).

Gjithashtu nga kontrolli personal shtetasit A. B. i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 5000 euro, 350.000 lekë, një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 3 aparate celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Po në vijim të kontrolleve për parandalimin e ndërtimeve pa leje, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin D. A., 34 vjeç, banues në Sarandë, i cili është konstatuar duke ndërtuar një magazinë në lagjen nr. 1, Sarandë, pa lejen e organeve kompetente.

Më shumë

spot_img