Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DETAJE nga operacioni antidogë: 4 kg heroinë ishin nisur nga Turqia, pazaret do bëheshin në Elbasan dhe e gjitha do përfundonte në Athinë

Shkruar nga Newsbomb
Droga e sekuestruar

Katër kg heroinë është kapur sot në Elbasan, në kuadër të një operacioni të madh antidrogë, raportojnë mediat. 3 shtetas të cilët e posedonin atë janë arrestuar.

Megjithatë, nga Policia e Shtetit nuk ka ende një njoftim zyrtar për operacionin ku janë përfshirë dhjetëra forca policie dhe janë kryer hetime për më shumë se 1 muaji. Nga burime të ndryshme mediatike është bërë e ditur se deri tani flitet për 4 kg heroinë të sekuestruar, por sasia mund të jetë edhe më e lartë pasi pritet peshimi i saj.

8 pakot ishin nisur nga Stambolli në Turqi dhe ishin fshehur në bordin e një mjeti në të cilin udhëtonin 3 personat e arrestuar. Hetimet janë kryer nga drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi dhe sektori i Antidrogës në Policinë e këtij qyteti.

E nisur nga Stambolli, droga kishte destinacion final Athinën, ndërsa dyshohet se në Elbasan do të bëheshin pazaret për shitjen e saj. Në momentin kur është ndërhyrë nga efektivët e Policisë, mjeti me të cilën udhëtonin tre të arrestuarit dhe heroina, ishte duke dalë nga qyteti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll