Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
Pre
18 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

DETAJE nga operacioni anti-drogë në Vlorë: Lëshohen urdhër-arreste për 40 persona, kapen 28, 2 shpallen në kërkim, 10 të tjerë lihen ‘në shtëpi’

spot_img

Lajme të ngjashëm

c4933dd0902639951735d35d9edb7941

Prokuroria e Vlorës ka lëshuar në total 40 urdhër-arreste për operacionin anti-drogë që është zhvilluar sot në qytetin bregdetar. Bëhet me dije se operacioni ka nisur në orën 03.00 të mëngjesit të sotëm.

Nga ekzekutimi i urdhër-arresteve, deri tani në pranga kanë rënë 28 persona, ndërsa operacioni vazhdon ende, pasi 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë, 10 të arrestuar të tjerë janë lënë në masa më të lehta sigurie, 5 me “Detyrim paraqitje” dhe 5 të tjerë me “Arrest shtëpie”.

Operacioni është përqëndruar kryesisht në zonën e “Lumit të Vlorës” dhe në qytetin bregdetar. Të arrestuarit janë mbajtur prej kohësh në mbikqyrje nga Policia dhe sot është vendosur që operacioni të kryhet.

Pritet që kjo e fundit në orët në vazhdim të japë njoftim zyrtar për rastin dhe të arrestuarit.

Më shumë

spot_img