Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje nga ngjarja që u mori jetën babë e bir, vinçi po ngrinte bombula oksigjeni

Shkruar nga Newsbomb

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e ndodhur në Lushnjë, këtë pasdite, ku si pasojë e një shpërthimi humbën jetën babë e bir, si dhe u plagosën 7 të tjerë.

Top Channel raporton se në momentin kur ka ndodhur shpërthimi vinçi dyshohet se ka qenë duke ngritur bombola me oksigjen të cilat po përdoreshin për saldim. Sipas asaj që gazetari i kësaj media tregon, mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhet bombola e cila sipas tij ka shpërthye pasi ka rënë nga vinçi.

© Credits https://top-channel.tv/

PAmje nga vendi i ngjarjes Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia më herët njoftoi se në një kapanon në ndërtim, dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi pasditen e sotme në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim në qytetin e Lushnjës, i cili është në pronësi të deputetit socialist Bujar Çela. Dyshohet se gjatë punës, shtetasi Roland Hoxha, ose i njohur ndryshe si Landi Verçani, pasi kishte dy emra, teksa po drejtonte vinçin aksidentalisht preku linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ndodhi dhe shpërthimi i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën vinçieri dhe djali i tij 20-vjeçar Elidon Verçani (Hoxha), ndërkohë kanë mbetur të plagosur 7 persona të tjerë, mes tyre edhe deputeti socialist. Sakaq, burime për mediat bëjnë me dije se në momentin e ngjarjes babë e bir, Roland dhe Elidon Verçani ndodheshin së bashku brenda në vinç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese