Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që është shënuar në Tiranë pas mensatë, ku mbeti i vrarë një 29-vjeçar.
Bëhet me dije se viktima Jurgen Duka (Mëziri), ishte në një supermarket së bashku me me shokun e tij, të dehur, ku janë konliktuar me një person tjetër ende të paidentifikuar.
Pas konfliktit autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi 29-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në spital.
Shoku i viktimës, shtetasi O.D, është marrë në pyetje nga policia. Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal, në fushën narkotike.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e autorit.