Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje nga ngjarja në Kamëz, dyshohet se babai veç dhunës ka abuzuar seksualisht me vajzën, 27-vjeçari në polici: E rraha se po më bezdiste

Shkruar nga Newsbomb
Detaje nga ngjarja në Kamëz, dyshohet se babai veç dhunës

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Kamëz, ku babai ka dhunuar dhe ka bërë për spital vajzën 6-vjeçe.

Policia pak më parë njoftoi se ka rënë në pranga shtetasi R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur.

Burime për media bëjnë me dije se në momentin që babai ka dhunuar vajzën, kanë qenë vetëm në shtëpi, pasi nëna e të voglës ishte në punë.

Mësohet se kur nëna ka mësuar për ngjarjen ka bërë edhe denoncimin në polici.

Në polici 27-vjeçari ka thënë se e ka rrahur vajzën pasi ajo po e bezdiste. Policia dyshon se veç dhunës fëmija mund të jetë abuzuar edhe seksualisht, ndaj vajza 6-vjeçe po i nënshtrohet kontrolleve nga mjeket ligjore. Vajza ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.