Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Detaje nga ngjarja në autostradën Tiranë-Durrës, makina i preu rrugën motorit ku lëviznin vëllezërit Beqiraj, njërin e morën peng

spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur dje në autostradën Tiranë-Durrës, ku u mor peng një person.

Bëhet me dije se ka ndodhur një sherr mes disa personave, ku të përfshirë kanë qenë dhe vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj.

Mësohet se vëllezërve Beqiraj po udhëtonin me një motor, ku një makinë u ka prerë rrugën. Vëllezërit janë përplasur fizikisht me personat që ndodheshin në makinë, që ishin 4 persona.

Gjatë momentit të përplasjes, personat që ishin në mjet morën me forcë Indrit Beqirajn, dhe lëvizën rreth 500 metra me makinë, por më pas e nxorën nga mjeti dhe u larguan.

Burime për media bëjnë me dije se autorët dhe vëllezërit Beqiraj njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Ka qenë Gentian Beqiraj ai që njoftoi policinë dhe kërkoi ndihmë, duke thënë se vëllain ia kishin marrë peng. Pas rreth dy orësh autorët kanë lënë të lirë Indritin.

Indrit dhe Gentian Beqiraj janë persona të njohur për policinë shqiptare, pasi në 2013 janë arrestuar për trafikim kokaine si dhe për armë pa leje.

Policia ende nuk ka bërë një reagim zyrtarë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

U mor peng Indrit Beqiraj, Policia sqaron si ndodhi ngjarja në autostradën Tiranë-Durrës

Indrit Beqiraj

 

 

Më shumë




spot_img








spot_img