Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

DETAJE nga megaoperacioni në Elbasan, mes të arrestuarve “GAXHAI” dhe një oficer policie (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja nga mega-operacioni i Policisë në Elbasan, i cili ka çuar në pranga 8 punonjës të policisë së Burgjeve dhe 17 persona të dënuar të cilët aktualisht janë duke vuajtur dënimin. Burime për mediet bëjnë me dije se mes të arrestuarve është edhe emri i njohur i botës së krimit, Gazmend Braka, i njohur si “Gaxhai”., si dhe i arrestuari kryesor, Hysni Ndreu, oficer policie.

Nga një hetim i kryer prej disa muajsh në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, është konstuar se në burgun e Elbasanit, Peqinit dhe atë të Korçës, të dënuarit me ndihmën e punonjësve të policisë së burgjeve, fusnin drogë, pije alkoolike, telefona dhe  vajza, me të cilat nuk kishin lidhje familjare.

Po ashtu urdhër ndalimi si pjesë e grupit është dhënë edhe për 9 të burgosur ku disa prej tyre njihen sit të burgosurit “VIP” për shkak të krimeve të bëra. Ndër emrat e spikatur si të përfshirë në këtë mega operacion janë Arben Grori, Klajdi Gjeçi, Aleksandër Sinanaj dhe Aleksandër Llanaj.

Më shumë




spot_img








spot_img