Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Prishtinë, duke tronditur opinionin publik, ku një grua shtatzënë është vrarë nga burri i saj, para ambienteve të jashtme të maternitetit të Prishtinës.
Pak më parë mediet kosovare kanë publikuar edhe fotot e autorit dhe viktimës të ngjarjes tragjike në Kosovë.
Fotoja që shihni më poshtë është Sokol Halili, 31-vjeçari i cili ka qëlluar për vdekje ish-bashkëshorten shtatzënë në hyrje të maternitetit ku ishte shtruar dhe priste që të sillte në jetë fëmijën.
Ndërsa fotoja tjetër është 35 vjeçarja e ndjerë, Hamide Magashi.
Raportohet se ata ishin martuar këtë vit, po së fundmi ishin ndarë dhe kishin probleme me njëri-tjetrin.
“Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Theksojmë se autori i krimit është ende në arrati, ndërsa Policia ka nisur hetimet dhe njëkohësisht kërkimet për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.
Ndëkohë një familjar i gruas së ndjerë, Hamide Magashi, ka thënë ajo priste që ditën e nesërme të sillte në jetë fëmijën.
Lexo edhe: Tronditet Prishtina, burri vret gruan shtatzënë para spitalit të QKUK-së