Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Detaje nga kontrolli i RENEA-s në Laç, gjendet një pistoletë në një kasolle, shoqërohen disa persona, dyshohet se kanë dijeni për vrasjen e Shkëlzen Kastratit

spot_img

Lajme të ngjashëm

e81d5ccf734343bc8080a3ad0061f6f3

Detaje të reja janë zbardhur nga kontrolli i RENEA-s ditën e sotme në qytetin e Laçit.

Bëhet me dije se policia ka zhvilluar kontrolle të imtësishme në kompleksin ‘Arbëria”, ku sipas informacioneve për “news24” janë gjetur disa sende të paligjshme.

Kontrolli në fjalë po bëhet për të zbardhur më shumë rreth vrasjes së Shkëlzen Kastratit, i cili u vra më 1 shkurt të 2021.

Mësohet se është gjetur një armë tip “glock”, në një kasolle. Policia ka shoqëruar 7 persona të cilët mund të jenë në dijeni në lidhje me autorët e vrajses së Kastratit, ndërsa 2 persona janë shpallur në kërkim.

Një prej dy personave të shpallur në kërkim mësohet se është edhe pronari i “Audi”-t që u gjet në Kamëz, me të cilin mendohet se janë larguar autorët.

Në kërkim në lidhje me vrasjen e Kastratit janë katër persona, Alber Zaja, Elmir Tufa, Elson Xheçuka dhe Roland (Silvio) Cara.

Kujtojmë se, Shkëlzen Kastrati, 41 vjeç, mbeti i vdekur paraditen e 1 shkurtit në Fier pas një atentati të mirorganizuar, në rrethrrotullimin e Sheqit. Ai udhëtonte me mjetin e tij tip Mercedes Benz ML, kur u qëllua me dy plumba që i morën jetën.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img