Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Detaje nga konteineri me kokainë në Durrës; droga ishte fshehur në tavan, po sharrohet nga zjarrfikësit (Sasia është e madhe)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja dalin në dritë nga operacioni i zhvilluar ditën e sotme nga policia në Portin e Durrësit. Dyshohet se në kamionin e ndaluar ku po ushtrohet kontroll janë rreth 200 kg kokainë.

Pas kalimit në skaner, në të po ushtrohet kontroll fizik. Lënda narkotike ndodhet në tavanin e kamionit, i cili ishte modifikuar për të mbajtur një sasi shtesë. Newsbomb mëson se po sharrohet tavani metalik i dyfishtë i modifikuar teksa po nxirren, numërohen e peshohen pakot me drogë.

Nuk dihet ende se cila është sasia e drogës brenda në konteiner, por paraprakisht dyshohet për 200 kg, pasi janë konstatuar 200 pako. Konteineri vinte nga Ekuadori dhe ishte nisur 24 ditë më parë, ndërkohë operacioni në Shqipëri është zhvilluar shumë shpejt.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe Forcat Speciale. Në polici është shoqëruar punonjësi i firmës në Kombinat, i cili kishte shkuar për të tërhequr sasinë e mallit.

Mjeti ka qenë tranzit nga Turqia në Portin e Durrësit. Po ashtu zbulohet se ngarkesa me banane kishte destinacion Kombinatin, saktësisht firmën Massabi Fruit, pasi dhe konteineri ishte i ngarkuar me fruta ekzotike.

Kujtojmë që më 1 prill të këtij viti në kamionin e porositur nga babai i Arbër Çekaj u gjetën 49 kg drogë e llojit kokainë. Ndërsa djalit të tij Arbër Çekaj iu sekuestruan 613 kg, po kokainë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img