Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Detaje nga konflikti i armatosur mes shqiptarëve në Selanik

Shkruar nga Newsbomb
Detaje nga konflikti i armatosur mes shqiptarëve në Selanik

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me konfliktin e armatosur mes shqiptarëve mbrëmjen e djeshme në Selanik.

Nga konfklikti i armatosur mbeti i plagosur njëri prej tyre i identifikuar si Marius Telha, ndërsa autori është në arrati.

Sipas thefestival.gr gjithçka ndodhi pas orës 22:00 të së martës, kur një makinë tip “Jeep” me të cilën po udhëtonin tre shqiptarë ka ndaluar jashtë një lokali në kryqëzimin e rrugëve “Ampelonon” dhe “Syntamatarchou Thryzis”.

LEXO EDHE: Sherr i përgjakur mes shqiptarësh në Selanik, njëri plagoset, tjetri arratiset

Debati para të shtënave

Personat në fjalë kanë pasur një konflikt verbal me një grup prej katër personash sipas informacioneve me origjinë po ashtu shqiptare, që ndodheshin brenda në lokalit.

Më pas njëri prej personave nga grupi i dytë ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar dy herë, duke plagosur bashkatdhetarin në këmbë. Mediat lokale raportojnë se 30-vjeçario Marius Telha ka qenë i shoqëruar me vëllanë e tij në momentin kur u qëllua me armë nga bashkatdhetari.

I plagosuri i cili aktualisht ndodhet në spital dyshihet se e ka njohur autorit. Ai ka dhënë informacione në polici rreth identitetit të tij. Autori i armatosur ka arritur të arratiset me një fuoristradë të bardhë.

I plagosuri është në gjendje të rëndë

Personat kalimtarë që gjetën plagosurin të mbuluar me gjak në tokë thanë për thestival.gr se i plagosuri kishte gjakderdhje të madhe dhe ishte në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje u gjet një gëzhojë nga arma e autorit. Menjëherë ka mbërritur autoambulanca e EKAV-it, e cila ka transportuar të plagosurin në spitalin “Ippokrateio”.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore OPKE, DIAS dhe “Z”, si dhe një ekip i Drejtorisë së Mjekësisë Ligjore të Greqisë Veriore për të mbledhur provat nga vendi i ngjarjes.

Autoritetet kanë nisur aksionin për të gjetur dhe arrestuar autorin e armatosur. Viktima dhe autori duket se janë njohur me njëri-tjetrin, ndërkohë që autoritetet po mbledhin dëshmitë e personave të pranishëm në ngjarje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese