Hapësire reklamuese

Aktualitet

DETAJE nga ekzekutimi në Kamzë/ Can Kariçi lëvizi 100 metra me makinë i plagosur, do të takonte një vajzë

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE nga ekzekutimi në Kamzë/ Can Kariçi lëvizi 100

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 30 vjeçarit, Can Kariçit mbrëmjen e së enjtes nga persona të paidentifikuar në Kodër Kamzë, në Tiranë. Burime për mediet bëjnë me dije se 30-vjeçari lëvizi i plagosur me makinë për gati 100 metra. 

Sapo doli nga lokali ku kishte konusmuar kafe me shokët dhe shoqet e tij, ishte hipur në makinën me targa gjermane, sapo ndezi makinën e qëllua me breshëri kallashnikovi.

Hetimet kanë zbuluar se 30 vjeçari i ishte drejtuar zonës së Institutit, aty ku e priste një tjetër vajzë për takim. Kjo e fundit kishte shkuar në këtë zonë me taksi dhe me mesazhe i kishte treguar Kariçit vendin se ku e priste

Kujtojmë se Can Kariçi u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes nga persona të paidentifikuar në në Kodër Kamëz. 30-vjeçari ishte një person me precedentë të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, ndërkohë që ishte një mik i Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu