Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Detaje nga ekzekutimi me armë zjarri ndaj ish-policit në Laç, para një viti u bë atentat të birit (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar mëngjesi e sotëm në Laç, ku u ekzekutua me armë zjarri ish efektivi i Policisë Xhelal Reçi.

Bëhet me dije se Xhelal Reçi është babai i Besnik Reçit, të cilit iu bë atentat më 15 gusht të 2020.

Më 15 gusht të 2020 dy persona me skafandra qëlluan me armë zjarri drejt makinës së Besnik Reçit, i cili ndodhej në mjet së bashku me familjen e tij.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati viktima. Nuk dihet ende nëse ky atentat ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur një vitë më parë.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm ish polici Xhelal Reçi, 60 vjeç, është ekzekutuar më armë zjarri në orën 07:23 në afërsi të një banke në qytetin e Laçit.

Mendohet se autorët e kanë ruajtur dhe vëzhguar prek ditësh 60-vjeçarin para se ta vrisnin atë. Nuk dihen ende se kush janë autorët. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Më shumë




spot_img








spot_img