Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
46 %
6.2kmh
0 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Ekzekutimi i ish-efektivit në Laç, Xhelal Reçi u qëllua me armë nga 2 persona në derën e dyqanit; gjendet një “Toyota” e djegur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e ish-efektivit të policisë Xhelal Reçit në Laç.

Burime për media bëjnë me dije se Reçi është ekzekutuar në derën e dyqanit, që ndodhet vetëm pak metra nga komisariati i policisë së Kurbinit.

Mësohet se 2 persona kanë qëlluar me armë zjarri drejt Xhelal Reçit, duke e lënë të vdekur. Distanca që është qëlluar 60-vjeçari ka qenë shumë e afërt.

Një makinë tip “Toyota”, e cila dyshohet të jetë e autorëve është gjetur e djegur në afërsi të lumit.

Xhelal Reçi është babai i Besnik Reçit, të cilit më 15 gusht të 2020 iu është bërë atentat, por që fatmirësisht pa viktima.

Nuk dihet nëse atentati i sotëm ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur një vit më parë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve” njofton policia.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img