Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Detaje nga autopsia e 18-vjeçares që u vra nga bashkëshorti: I janë thyer të gjitha gjymtyrët, dhuna i shkaktoi vdekjen

Shkruar nga Newsbomb
Detaje nga autopsia e 18-vjeçares që u vra nga bashkëshorti: I

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Ferizaj, ku Marigona Osmani, u dhënua për vdekje nga bashkëshorti i saj dhe miku i tij.

Në autopsinë mjekësore për 18 vjeçaren thuhet se rasti ka të bëjë me politraumë, që do të thotë thyrje të të gjitha gjymtyrëve.

”Nuk ka ende raport të autopsisë, por ka çertifikatë të autopsisë. Sepse raporti i autopsisë përmbyllet kur të mbyllen të gjitha analizat laboratorike. Çertifikata e autopsisë, i lëshohet familjes, dhe në të është e shkruar qartë dhe saktë se në këtë rast kemi të bëjmë me Politraumë.

Është një rast shumë i rëndë. Ka të bëjë me thyerje të gjymtyrëve, shkurt shqip, një lloj dhune e përdorur që e ka shkaktuar edhe vdekjen e saj, mirëpo raporti i autopsisë do ta tregojë qartë dhe saktë, shkakun e vdekjes, kohën e vdekjes, mjetet të cilat janë përdorë për vdekje, ndërsa analizat laboratorike i dhanë të dhënat tjera të cilat janë të domosdoshme kur kryhet një autopsi dhe raport i cili i dërgohet prokurorisë për hetime të mëtutjeshme”, tha Nazlije Balaj, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë për “Klan Kosova”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll