Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje nga atentati në Tiranë, 30-vjeçari i plagosur me plumb në trup, i njohur për policinë

Shkruar nga Newsbomb

Detaje nga plagosja e 30 vjeçarit në zonën e Astirit në Tiranë.

Në rrugën “Teodor Keko” ka ndodhur një konflikt mes tre personave. Dyshohet se dy shtetas kanë goditur me sende të forta një tjetër duke i thyer edhe xhamin e makinës. I dëmtuari, në largim e sipër, hipi në makinë dhe qëlloi me armë zjarri 30 vjeçarin, Gentian Rrahmani i cili ka marrë një plumb në trup

I plagosuri Rrahmani, jashtë rrezikut për jetën, njihet si një personazh problematik për policinë, i shoqëruar disa herë në komisariat. Pritet që policia të zbardhë shkaqet e ngjarjes në orët në vazhdim.

Informacion paraprak i policisë.

Më datë 16.11.2017, rreth orës 12:35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Teodor Keko”, është plagosur një shtetas me armë zjarri.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën "Teodor Keko" fillimisht ka ndodhur një konflikt, ku dyshohet se dy shtetas kanë goditur me sende të forta një tjetër dhe me pas i ka thyer xhamin e mjetit me sende të forta.

Shtetasi i dëmtuar me sende të forta  pasi  ka hipur në mjet, në largim e sipër  ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të  shtetasit  Gentian Rrahmani,  30 vjeç, lindur ne Kukes e banues ne Tirane,  i cili është plagosur.

Shtetasi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe  po punohet për kapjen e tij. Ndërkohë grupi hetimor vijon  punen per sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu