Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

DETAJE nga atentati në mes të Komunës së Parisit, zbardhet identiteti i personit që u vra brenda X6-ës, e shkuara kriminale në Angli (FOTO-EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

b48a49e547a48ff57693c9de1ee82aa0

Hekuran Billa, 40 vjeç është personi që ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit, si pasojë e një atentati me armë zjarri në mes të Komunës së Parisit.

Siç raportoi menjëherë pas atentatit newsbomb.al, ngjarja ka ndodhur në rrugën përballë qendrës Kristal, ku një makinë e bardhë tip “BMW X6” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy makina të tjera, pasi është qëlluar drejt shoferit me armë zjarri.

Dëshmitarët nga vendngjarja thonë për Newsbomb.al se nuk bëhet fjalë për një aksident të thjeshtë por atentat ndaj drejtuesit të makinës së bardhë Hekuran Billa, i cili është qëlluar gjatë ecjes dhe ka ndërruar jetë në timon. Makina më pas është përplasur me disa mjete të tjera.

Newsbomb.al, mëson se vrasësi ka qenë i maskuar me kapuç të zi. Sipas kërkimeve të newsbomb.al, viktima i atentatit të sotëm ka vrarë disa vite më parë shtetasin Prel Marku, 22 vjeç, me plumb në kokë, në një klub nate në Angli dhe ka plagosur dy persona që ndodheshin atyr rastësisht. Në 2006 Hekuran Billa ka qenë 26 vjeç.

Menjëherë pas vrasjes u arratis drejt Danimarkës por policia e gjurmoi dhe e arrestoi. Ai nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat.

Viktima është njohur dhe me emrin Herland Bilali. Prej 4 vitesh ai strehohej në Shqipëri dhe kishte hapur një biznes për dhnie makina me qera e quajtur “Car Rent Albania”.

Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme qê do çojë në identifikimin e autorit.

dfhdfhdfhdfh45.jpg

Viktima Hekuran Billa, i njohur edhe si Herland Bilali

NGA VENDNGJARJA:
104186024_947755885675886_7398699220890208558_n_copy.jpg
103969908_254572312662256_5530891088751256564_n_copy.jpg
Screenshot_1_copy_copy.jpg
Screenshot_2_copy.jpg
Screenshot_3_copy.jpg

Më shumë

spot_img