Hapësire reklamuese

Aktualitet

DETAJE nga atentati në Laç/ Banorët rrëfejnë si e nxorën trupin e biznesmenit nga “Audi” i larë në gjak, ja pista ku po hetohet

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE nga atentati në Laç/ Banorët rrëfejnë si e

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e biznesmenit Rakip Rroli mëngjesin e sotëm në Laç. Autorët qëlluan me breshëri ndaj 55 vjeçarit, i cili u prek nga 7 plumba duke i marrë jetën në vend. Fqinjët treguan se dëgjuan krisma dhe menjëherë dolën jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur.  

“Makina eci gati 300 metra pasi u qëllua duke u përfshië në aksident me dy makina të tjera”, tha njëri prej banorëve.

Ndërsa një tjetër banor rrëfeu se e nxori biznesmenin nga makina e tij tip “Audi” për ta dërguar në spital, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë.

Sipas policisë, pista e vetme ku po hetohet për momentin është një konflikt i bërë së fundmi, ku djemtë e 55-vjeçarit mësohet se janë zënë me një person në Sanxhak.

Biznesmeni Rakip Rroli i njohur ndryshe si Pilot Rroli u ekzekutua mëngjesin e sotëm me breshëri kallashnikovi nga persona të paidentifikuar. Autorët i bënë pritë 55-vjeçarit dhe e qëlluan, ndërsa ai ishte duke ecur me mjetin e tij tip “Audi”. 7 plumba u derdhën mbi trupin e tij, duke i marrë jetën në vend.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll