Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Detaje nga atentati në Kurbin/ Autorët u prezantuan si policë, pistat ku po hetohet

Shkruar nga Newsbomb

Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati i ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Kurbin, ku humbi jetën Selman Mihana dhe u plagos Ardian Gjeloshi.

Pronari i firmës, ndaj të cilit ishte porositur dhe atentati, Ardian Gjeloshi, ka deklaruar para hetuesve se autorët janë prezantuar si polic në momentin që janë futur brenda objektit po ashtu dhe rojës, i cili ka qenë prezent.

Më pas ata kanë hapur zjarr drejt tij dhe Selman Mihanës. Burime për mediat bëjnë me dije se në momentin e atentatit janë përdorur dy makina nga autorët. Dyshohet se njëra nga makinat e përdorura në këtë ngjarje,  mjeti tip “Range Rover” është vjedhur disa kohë më parë në një karburant në autostradën Lezhë-Laç.

Ne foto: Viktima, Selman Mihana Ne foto: Viktima, Selman Mihana

Ndërkohë raportohet se tre janë pistat ku po heton prokuroria për zbardhjen e atentatit që kishte në shënjestër Ardian Gjeloshin. Pista e parë ka të bëjë me konfliktet në lidhje me biznesin me pjesëtarë të një fisi nga Pllane.

Si pistë e dytë po heton atë të hakmarrjes, pasi në 2002 është shënuar një ngjarje e rëndë ku autorë të dyshuar ishin Ardian Gjeloshi dhe vëllai i tij, Dritan Gjeloshi. Asokohe autorët qëlluan mbi një kamionçinë dhe lanë të vrarë Marie Prengen, infermiere, nënë e 4 fëmijëve, ndërsa u plagos oficeri i FNSH Kastriot Prenga, Gjergj e Vitore Prenga. Ndërsa, pista e trete lidhet me plagosjen e Ardian Gjeloshajt.

Lexo edhe: Ekzekutohet me armë zjarri ekonomisti i një firme në Kurbin, plagoset pronari (EMRAT)

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00 në firmën e inerteve në fshatin Gurëz të Kurbinit. Nga të shtënat me armë zjarri i vrarë mbeti ekonomisti i firmës Selman Mihana 70 vjeç, ndërsa i plagosur mbeti pronari Ardian Gjeloshi 51 vjeç, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Zv/drejtori për hetimin e krimeve në Policinë e Lezhës, Gentian Berberi tha se objektiv i autorëve të krimit ka qenë pronari i firmës, Ardian Gjeloshi që mbeti i plagosur dhe jo ekonomisti që u vra.

“Dyshohet që është qëlluar me automatik. Ka të dhëna të lëvizjes së autorëve me një mjet. Po hetojmë konfliktet, mosmarrëveshjet që ka personi i cili është tentuar të vritet. Objektiv i atentatit është personi i cili ka mbetur i plagosur. Fatmirësisht është në gjendje të mirë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, u shpreh Gentian Berberi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese